HomeKronikeEMRAT/Tragjedia në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën...

EMRAT/Tragjedia në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në det

Advertismentspot_img

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën pasi u morën nga dallgët e forta të detit.

Viktimat janë identifikuar si Leonid Alia, nga Fushë Kosova, dhe Jetmir Çopa, nga Prishtina. Ata ndodheshin në plazh së bashku me persona të tjerë, kur për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha u gjendën në vështirësi në ujë.

Sipas Policisë, rreth orës 16:30 është marrë njoftimi se disa shtetas që kishin hyrë në det për t’u larë rrezikonin të mbyteshin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë Kufitare, efektivë të Policisë së Lezhës dhe ekipet e emergjencës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të disa qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me forcat e policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

Megjithatë, sipas informacionit nga urgjenca e spitalit, dy prej tyre nuk arritën t’u mbijetonin pasojave të mbytjes dhe ndërruan jetë, ndërsa tre të tjerë vijojnë të marrin ndihmë mjekësore.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa tragjedia ka tronditur familjarët e viktimave dhe pushuesit e pranishëm në zonë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular