FED invest përmbyll me sukses Asamblenë e XIII-të të Përgjithshme Vjetore!
Delegatë dhe përfaqësues të anëtarësisë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në forumin më të lartë vendimmarrës të FED invest për të analizuar arritjet e vitit 2025 dhe për të përcaktuar drejtimet strategjike për vitin 2026.
Viti 2025 shënoi një moment të veçantë: 10-vjetorin e FED invest si institucion i konsoliduar, si dhe 33 vjet traditë në financën sociale shqiptare.
Rezultatet kryesore të vitit 2025:
Mbi 100,278 anëtarë;
9.9 miliardë lekë aktive totale;
7 miliardë lekë portofol kredie;
5.6 miliardë lekë depozita anëtarësh;
21% mjaftueshmëri kapitali. Me rezultate të qëndrueshme dhe vizion të qartë për të ardhmen, vazhdojmë të përmbushim misionin tonë:
Të mbështesim familjet, fermerët, bizneset e vogla dhe SME-të në zonat urbane, rurale dhe semiurbane, duke krijuar mundësi zhvillimi në çdo skaj të Shqipërisë.







