HomeBotaTensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes

Advertismentspot_img

Irani ka rënë dakord që të mos prodhojë apo blejë armë bërthamore, sipas një draft-memorandumi mirëkuptimi mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian për agjencinë Reuters.

Sipas këtij burimi, çështja e uraniumit të pasuruar ekzistues do të diskutohet brenda 60 ditëve nga arritja e një marrëveshjeje fillestare. Irani, sipas tij, kërkon që procesi i hollimit të materialit bërthamor të menaxhohet brenda territorit të vet.

Zyrtari ka shtuar se SHBA-të kanë pranuar të lehtësojnë përkohësisht sanksionet mbi naftën iraniane, duke i lejuar Teheranit të eksportojë dhe të përfitojë të ardhura nga shitjet.

Po ashtu, drafti i raportuar parashikon edhe lirimin e rreth 25 miliardë dollarëve asete të ngrira iraniane, si dhe diskutime për linja krediti dhe transferta financiare përmes vendeve rajonale.

Në marrëveshjen e përshkruar përfshihen edhe pika për:

-rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar
-pezullimin e sanksioneve të reja amerikane derisa të finalizohet marrëveshja përfundimtare
-moszgjerimin e objekteve bërthamore iraniane dhe ndalimin e pasurimit të uraniumit gjatë fazës tranzitore

Sipas të njëjtit burim, SHBA-të do të lejojnë gjithashtu hollimin e rezervave të uraniumit të pasuruar brenda Iranit, përmes një mekanizmi që pritet të negociohet në 60 ditët në vijim.

Megjithatë, këto pretendime vijnë vetëm nga pala iraniane dhe ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular