HomeSocialeAnkthi mund të jetë i trashëguar

Ankthi mund të jetë i trashëguar

Advertismentspot_img

Vrojtohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin, shqetësim ky në zgjerim, veçanërisht tek të rinjtë.

Ndër to, 39 janë plotësisht të reja dhe asnjëherë deri më sot të lidhura me shqetësimet psikologjike e emocionale.

Studimi i King’s College të Londrës ka përfshirë analizimin e të dhënave të mbi 700 mijë personave me origjinë evropiane, e është publikuar në revistën Nature Human Behaviour.

Kjo punë studimore ka rëndësi pasi bën të mundur të kuptohen më mirë bazat gjenetike të shqetësimeve të këtij spektri dhe si ato ndërveprojnë me faktorë kyç, sikurse janë eksperiencat e përjetuara dhe konteksti social.

Shumë prej këtyre gjeneve janë veçanërisht aktivë në tru dhe janë të përfshirë në mënyrën sesi qelizat nervore komunikojnë mes tyre.

Kanë dalë në pah edhe lidhje gjenetike, pra të trashëguara, mes ankthit dhe patologjive mendore dhe fizike, si depresioni, sindroma e zorrëve të irrituara, dhimbja kronike, coronaropatia, endometrioza dhe migrena.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular