Irani dhe Zelanda e Re janë mjaftuar me nga 1 pikë për raundin e parë në grupin G.
Eli Just dy herë i dha ekipit të tij epërsinë, por iranianët barazuan dy herë, nëpërmjet një goditjeje të Ramin Rezaeian dhe një goditjeje të bukur me kokë nga Mohamad Mohebi.
Mehdi Taremi, ishte pranë një goli, por goditi shtyllën me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës.
Pasi barazuan shifrat, Iranit iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje.
Pas kësaj ndeshje Zelanda e Re ndodhet në vendin e parë, pavarësisht se të katërta skuadrat janë me nga pikë si Irani, Belgjika dhe Egjipti.
SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)







