HomeAktualitetLehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, miratohet sistemi “One Stop...

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, miratohet sistemi “One Stop Shop” në kufi

Advertismentspot_img

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar vendosjen e sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” në kufirin me Shqipërinë, duke lehtësuar kështu kalimin e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

Me këtë vendim, Shkupi përmbyll procesin e zbatimit të këtij sistemi me të tre vendet fqinje që nuk janë pjesë e zonës Schengen, pasi modeli tashmë është në funksion edhe me Serbinë dhe Kosovën.

Për hyrjen e plotë në fuqi të sistemit mbetet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes përkatëse mes ministrive të Brendshme të dy vendeve. Faza e parë e zbatimit do të nisë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas sistemi pritet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vetëm gjatë vitit 2025, në pikat kufitare me Shqipërinë janë regjistruar mbi 4.5 milionë udhëtarë, ndërsa më shumë se 2.3 milionë prej tyre kanë kaluar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Autoritetet vlerësojnë se sistemi “One Stop Shop” do të reduktojë ndjeshëm kohën e pritjes dhe do ta bëjë më efikas qarkullimin e qytetarëve në kufi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular