HomeSportGati shkarkimi i bujshëm? Tensione në kampin e Turqisë gjatë Botërorit, çfarë...

Gati shkarkimi i bujshëm? Tensione në kampin e Turqisë gjatë Botërorit, çfarë po ndodh në prapaskenë

Advertismentspot_img

E ardhmja e trajnerit Vincenzo Montellës në drejtimin e kombëtares së Turqisë është kthyer në një çështje të nxehtë gjatë Kampionatit Botëror, mes raportimeve për pasiguri në kampin turk.

Mediat italiane raportojnë se tekniku ndodhet pranë shkarkimit pas lëkundjeve dhe tensioneve të fundit, ndërsa sipas “La Gazzetta dello Sport”, situata vlerësohet kritike dhe shkarkimi është një opsion real në diskutim.

Megjithatë, Federata Turke e Futbollit ka vendosur të mos nxitohet në marrjen e një vendimi, duke “blerë kohë” për të analizuar me kujdes situatën dhe për të vlerësuar të gjitha rrethanat përpara një vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e pankinës.

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të mësuar nëse Montella do ta mbyllë para kohe aventurën e tij në këtë Botëror, apo nëse drejtuesit do t’i besojnë sërish projektit të tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular