HomeSocialePërmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës...

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Advertismentspot_img

Maturantët do të rikthehen sërish sot në bankat e shkollës për të përmbyllur ciklin e testimeve kombëtare, duke plotësuar provimin e lëndëve me zgjedhje, proces ky i cili do të shërbejë si bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë.

Ishte provimi i Gjuhës së Huaj që hapi zyrtarisht më 2 qershor sezonin e provimeve të detyruara. Më pas më 9 qershor, maturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 16 qershor Provimit të Matematikës.

Matura Shtetërore 2026 administrohet në 144 qendra provimesh, me mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit.

Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u bëri thirrje maturantëve të respektonin me korrektësi rregulloren e provimeve, duke rikujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit. Përmes një mesazhi në rrjete sociale drejtuar maturantëve dhe administratorëve të provimit, ministrja shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.

“Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm”, u shpreh ministrja.

Ajo vuri në dukje se respektimi i rregullave, qetësia dhe përqendrimi mbeten faktorët kryesorë për arritjen e rezultateve sa më të mira.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular