Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka humbur jetën një shtetas nga Kosova.
Sipas informacionit, rreth orës 04:30, një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A. M., është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, K. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, gjithashtu me inicialet F. B., kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës.
Njoftimi:
Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.







