HomeBotaTërmeti në Venezuelë/ Gruaja rrëfen momentet e tmerrit teksa nxirret e gjallë...

Tërmeti në Venezuelë/ Gruaja rrëfen momentet e tmerrit teksa nxirret e gjallë nga rrënojat: U kapa fort pas derës derisa ndërtesa u shemb

Advertismentspot_img

Një grua ka arritur të mbijetojë mrekullisht pasi u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në La Guaira, pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën.

Graciela Mora ishte plotësisht e vetëdijshme kur ekipet e emergjencës dhe vullnetarët arritën ta shpëtonin nga rrënojat.

Në një deklaratë të dhënë vetëm pak minuta pas shpëtimit, ndërsa ndodhej ende në barrelë, ajo tregoi momentet dramatike që përjetoi gjatë lëkundjeve sizmike.

“Kur filloi tërmeti, u kapa sa më fort që munda pas kornizës së derës. U shtrëngova aq fort, sa më theu gishtin”, rrëfeu ajo.

Sipas Morës, ajo nuk e lëshoi derën derisa e gjithë ndërtesa u shemb.

“Qëndrova e kapur derisa të gjitha katet u shembën”, tha ajo, duke përshkruar çastet e tmerrit nën rrënoja.

Gruaja tregoi gjithashtu se në një moment pa dorën e një prej shpëtimtarëve që iu afrua dhe e kapi menjëherë, çka bëri të mundur nxjerrjen e saj nga rrënojat.

Pamjet e shpëtimit të saj janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për të gjetur persona të tjerë që mund të ndodhen

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular