HomeKronikeTrafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet shtetasja amerikane në Tiranë! Ja...

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet shtetasja amerikane në Tiranë! Ja çfarë u sekuestrua

Advertismentspot_img

Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar.

Burime bëjnë me dije se një shtetase amerikane 48 vjeçe me iniciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur jë pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit të saj u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh.

Fillimisht rasti është zbuluar në doganë dhe më pas. Për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar. Një agjent i Antidrogës, i infiltruar si postier, dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane.

Menjëherë pasi ajo e mori në dorëzim, efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë.

Gjatë marrjes në pyetje, shtetasja amerikane ka deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pakoja e sekuestruar nuk ishte porositur prej saj.

Ndërkohë, Antidroga e Tiranës vijon hetimet për të verifikuar nëse e arrestuara ka lidhje me ndonjë grup kriminal që merret me trafikimin ose shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe për të zbardhur të gjithë skemën e këtij rasti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular