HomeAktualitetTragjedi në autostradën Durrës -Tiranë/Policia me njoftim zyrtar: Një i vdekur dhe...

Tragjedi në autostradën Durrës -Tiranë/Policia me njoftim zyrtar: Një i vdekur dhe 12 të plagosur

Advertismentspot_img

Policia Rrugore ka përditësuar informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia.

Sipas sqarimit të fundit, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, drejtuesi i autobusit, R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 12 pasagjerë, nga të cilët 7 ndodhen në gjendje të rëndë dhe 5 kanë pësuar lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të lënduarit po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitale të ndryshme.

Autoritetet sqaruan se konfuzioni fillestar mbi numrin e viktimave dhe të plagosurve erdhi për shkak të situatës së rënduar në vendngjarje dhe transportimit të të lënduarve në disa spitale.

Një fëmijë, i raportuar fillimisht si viktimë pasi mbërriti pa shenja jete në një spital privat, është rikthyer në jetë pas ndërhyrjes mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet nën kujdes intensiv.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular