HomeSportMbappe merr Francën për dore, dy gola ndaj Suedisë dhe kualifikim bindës...

Mbappe merr Francën për dore, dy gola ndaj Suedisë dhe kualifikim bindës në fazën tjetër të Botërorit

Advertismentspot_img

Franca ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-0 përballë Suedisë në New Jersey, në sfidën e vlefshme për 1/16-at e Botërorit.

Takimi i luajtur në “MetLife Stadium” nisi me ritëm të lartë nga “Gjelat”, të cilët provuan disa herë, por sfida u zhbllokua vetëm në fundin e pjesës së parë nga Kylian Mbappe.

Pjesa e dytë nisi si e para, ndërsa Barcola shënoi edhe të dytin në minutën e 53′.

Mbappe nuk u ndal, i cili në të 74′, shënoi golin e tretë për “Gjelat” dhe të dytin personal.

Me këtë fitore, Franca kalon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të ndeshet me Paraguain, ndërsa Suedia e mbyll këtu aventurën e saj në Kupën e Botës.

REZULTATI:

Francë 3-0 Suedi

Mbappe 45′, 74′, Barcola 53′

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular