Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti i rëndë me autobus në aksin Durrës-Tiranë.
Sipas tij, shoferi ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa disa prej të lënduarve, mes tyre edhe një fëmijë, ndodhen në gjendje të rëndë.
“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pestë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai.







