HomeKronikeZbardhet ngjarja/32-vjeçari nga Vlora u aksidentua për vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë,...

Zbardhet ngjarja/32-vjeçari nga Vlora u aksidentua për vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

Advertismentspot_img

Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen e 32 vjeçarit në afërsi të fshatit Pojskë.

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, Islamaj e ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar.

Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku ka dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora “hajduti” i makinës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular