Dy efektivë policie po hetohen për shkelje të mundshme të rënda disiplinore lidhur me rastin e Henry Nowak, 18-vjeçarit që u prangos dhe u arrestua ndërsa po luftonte për jetën pasi ishte goditur me thikë në rrugët e qytetit të Southampton në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas Zyrës së Pavarur për Mbikëqyrjen e Policisë (IOPC), hetimet paraprake sugjerojnë se dy oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje mund të kenë shkelur standardet profesionale lidhur me përmbushjen e detyrës, përdorimin e forcës dhe sjelljen që cenon reputacionin e policisë.
Henry Nowak u godit me thikë nga Vickrum Digwa në dhjetor të vitit 2025. Rasti ka ngjallur reagime të forta, pasi i riu u vu në pranga dhe u arrestua ndërsa ndodhej në gjendje kritike, pak para se të ndërronte jetë.
Hetimi ndaj dy efektivëve është në vijim dhe do të përcaktojë nëse veprimet e tyre përbëjnë shkelje të rëndë të rregullave profesionale.
Sulmi: Natën e 3 dhjetorit 2025, Nowak po kthehej vetëm në shtëpi pas një nate me miqtë. Ai u ndesh me Vickrum Digëa, i cili e goditi për vdekje me një thikë të madhe. Digëa pretendoi në gjykatë se Nowak e kishte abuzuar me të në mënyrë raciste, por gjykatësi i hodhi poshtë me vendosmëri këto pretendime dhe mbrojtjen e vetëmbrojtjes







