HomeAktualitetGJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi rrëzon akuzat e...

GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi rrëzon akuzat e SPAK

Advertismentspot_img

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila akuzohej nga SPAK për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Irena Gjoka ka argumentuar vendimin duke u shprehur se “nuk provohet se e ka kryer veprën penale”, duke rrëzuar kështu pretendimet e Prokurorisë së Posaçme. SPAK kishte kërkuar një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg për Bufin, me konvertim në 2 vite shërbim prove.

Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë pas një video-denoncimi të publikuar në media, ku pretendohej se ajo i kishte bërë presion një qytetari. Sipas akuzës, kryebashkiakja i kishte kërkuar atij të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në aktivitetet e forcave të tjera politike.

Gjatë gjithë procesit, Bufi i ka kundërshtuar ashpër këto akuza, duke deklaruar se nuk ka ushtruar asnjë lloj presioni apo ndikimi mbi qytetarët, qëndrim ky që u bëri ballë pretendimeve të prokurorisë dhe u certifikua sot me vendimin e pafajësisë nga GJKKO.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular