HomeKronikeNgjarje e rëndë në aksin Përrenjas–Librazhd, guri që u shkëput nga shpati...

Ngjarje e rëndë në aksin Përrenjas–Librazhd, guri që u shkëput nga shpati i kodrës i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë

Advertismentspot_img

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes gjatë të premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit nga një gur i shkëputur nga shpati i kodrës.

aksident hotolisht makina guri (1)

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe dyshohet se një gur i përmasave të mëdha është shkëputur nga shpati i kodrës mbi rrugë dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Arjan Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Si pasojë e goditjes së fortë, 42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

aksident hotolisht makina guri (5)
aksident hotolisht makina guri (4)
aksident hotolisht makina guri (3)
aksident hotolisht makina guri (2)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular