HomeKronike16-vjeçari hyn me armë në shkollë në Gjermani dhe sulmon nxënësit, dy...

16-vjeçari hyn me armë në shkollë në Gjermani dhe sulmon nxënësit, dy vajza në gjendje të rëndë

Advertismentspot_img

Një incident i armatosur ka ndodhur në një shkollë të mesme në Bavari të Gjermanisë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Sipas policisë bavareze, ngjarja ka ndodhur në liceun Welfen-Gymnasium, në qytetin Schongau. Autoritetet kanë bërë të ditur se është arrestuar një 16-vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në sulm.

Policia konfirmoi se dy vajza kanë mbetur të plagosura rëndë, ndërsa numri i përgjithshëm i të lënduarve mbetet ende i paqartë. Sipas mediave gjermane, mes tyre Bild, numri i të plagosurve është më pak se dhjetë.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që bëhet fjalë për një rast të ashtuquajtur “Amoklauf”, term që në Gjermani përdoret për sulme të dhunshme të kryera në mënyrë të pakontrolluar ndaj personave të pranishëm.

Schongau është një qytet i vogël me rreth 12 mijë banorë në perëndim të Bavarisë. Shkolla ku ndodhi incidenti, Welfen-Gymnasium, frekuentohet nga rreth 800 nxënës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular