Ish-Presidenti Ilir Meta do të përfaqësohet nga një avokat i ri në proceset e tij ligjore. Burime bëjnë me dije se Bujar Musta ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore të kreut të Partisë së Lirisë, duke zëvendësuar avokatin Kujtim Cakrani.
Ndryshimi vjen pas përfundimit të bashkëpunimit mes Metës dhe Cakranit, i cili deri më tani e ka përfaqësuar ish-Presidentin në çështjet e tij gjyqësore.
Ende nuk janë bërë publike arsyet e këtij ndryshimi në ekipin mbrojtës të Ilir Metës.







