HomeSportSpanja i dha leksion Francës, reagon presidenti Macron: Humbje e vështirë, por...

Spanja i dha leksion Francës, reagon presidenti Macron: Humbje e vështirë, por kjo skuadër është e re dhe ka një të ardhme të ndritur

Advertismentspot_img

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas humbjes së kombëtares franceze ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke përgëzuar rivalët për kualifikimin në finale dhe duke shprehur mbështetjen për “Les Bleus”.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Macron shkroi: “Urime Spanjës për këtë kualifikim. Faleminderit ‘Les Bleus’ që përfaqësuan me përkushtim ngjyrat tona. Humbja e kësaj mbrëmjeje është e vështirë, por kjo skuadër është e re dhe ka një të ardhme të ndritur”.

Franca u mposht nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke i dhënë fund ëndrrës për të arritur në finalen e turneut. Megjithatë, presidenti francez theksoi besimin e tij te potenciali i ekipit, duke vlerësuar angazhimin dhe perspektivën e brezit të ri të futbollistëve francezë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular