HomePolitikeEMRAT/PD zgjedh drejtuesit, Berisha prezanton 6 kandidatët për nënkryetarë dhe 14 sekretariatet!...

EMRAT/PD zgjedh drejtuesit, Berisha prezanton 6 kandidatët për nënkryetarë dhe 14 sekretariatet! Noka-Korreshi përballen për Sekretarin e Përgjithshëm

Advertismentspot_img

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku në rend të ditës është zgjedhja e ekipit drejtues krah kryetarit Sali Berisha.

Gjatë mbledhjes, kreu i PD-së tha se në kuadër të Kuvendit të PD-së është menduar që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike, ndërsa një tjetër të përfaqësojë diasporën shqiptare.

“Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër kësaj diktature, mendoj se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e PD-së”, deklaroi Berisha.

Për postet e nënkryetarëve janë propozuar 6 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen 3: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.

Ndërkohë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm zhvillohet një garë mes Flamur Nokës dhe deputetit Saimir Korreshi, i cili u fut në garë pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Sali Berisha: Lidhur me kryesinë dhe nënkryetarët e PD-së, rikujtoj që, në përputhje me një vendim të Këshillit Kombëtar të mëparshëm, dy poste nënkryetarësh janë ex officio, të parashikuara në statutin e partisë.

Në kuadrin e Kuvendit është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të PD-së dhe i Shqipërisë.

Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër kësaj diktature, mendoj se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e PD-së.

Emrat e personave të propozuar:

  1. Belind Këlliçi
  2. Luçiano Boçi
  3. Xhonatan Pano
  4. Nikola Kedhi
  5. Besa Manaj
  6. Erisa Bajaziti

Këta janë kandidatët për nënkryetarë të PD-së. Nga këta 6 do të zgjidhen 3.

Për sekretar të përgjithshëm:

  • Flamur Noka
  • Saimir Korreshi

Sekretar organizativ:

  • Agron Loka
  • Klevis Balliu

Sekretar për dixhitalizimin:

  • Etjon Kapedani
  • Renald Rista

Sekretar për burimet njerëzore:

  • Andi Mustafa
  • Marjo Runa

Sekretar për urbanizmin dhe territorin:

  • Gentian Kaprata
  • Maksim Kola

Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore:

  • Arlind Ahmetaj
  • Marash Logu

Sekretar për çështjen e pronave dhe luftën kundër korrupsionit:

  • Endira Bushati
  • Ledina Mandija

Sekretar për marrëdhëniet me publikun:

  • Denisa Kele
  • Viola Kapedani

Sekretar për të drejtat e njeriut:

  • Franc Nuri
  • Ledjo Nuraj

Sekretar për organizatat partnere dhe shoqërinë civile:

  • Eva Metaj
  • Malvina Lika

Sekretar për të përndjekurit politikë:

  • Lorenc Luka
  • Shkëlqim Lepenica

Sekretar për integrimin europian:

  • Fjoralba Dizdari
  • Sivila Hasaj

Sekretar për pushtetin lokal:

  • Agron Haxhimali
  • Ylli Hasani

Sekretar për emigracionin dhe diasporën:

  • Et’hem Aga
  • Petrit Tafaj

Sekretar për aksionin qytetar:

  • Erges Eskiu
  • Jurgen Spaho
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular