HomeAktualitetU vodhën 350 shezlongë në Itali dhe hapën plazh në Durrës, pronarët...

U vodhën 350 shezlongë në Itali dhe hapën plazh në Durrës, pronarët italianë vijnë me pushime në Shqipëri dhe i zbulojnë pas 2 vitesh

Advertismentspot_img

Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe absurde, ka marrë vëmendjen maksimale të mediat italiane, duke përfshirë të përditshmen “il Resto del Carlino” dhe emisionin e njohur investigativ “Le Lene”. Rreth 350 shezlongë me vlerë mbi 45 mijë euro, të cilët u vodhën brenda një nate në qershor të vitit 2024 nga klubi i plazhit “Onde Chiare” në Reggio Emilia të Italisë, janë gjetur duke u përdorur të qetë në një resort bregdetar në Kepin e Rodonit, në veri të Durrësit.

Ajo që e bën historinë edhe më të pabesueshme është fakti se shezlongët e grabitur jo vetëm që nuk janë tjetërsuar, por mbajnë ende të dukshme logon origjinale të biznesit italian “Onde Chiare”, duke bërë që identifikimi i tyre nga pushuesit italianë të ishte i menjëhershëm.

Pronarët e klubit italian, Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, treguan se ranë në gjurmët e pronës së tyre një vit pas vjedhjes, kur një mik i tyre që po kalonte pushimet në Shqipëri u dërgoi foto të pajisjeve duke i pyetur: “A nuk janë këto tuajat?”.

Menjëherë pas kësaj, menaxherët angazhuan avokatin Gianluca Dallari, i cili gjeti një përfaqësues ligjor në Shqipëri për të nisur procedurat e sekuestrimit dhe riatdhetimit të mallit. Megjithatë, pavarësisht dokumenteve të përkthyera dhe denoncimeve të sakta, autoritetet shqiptare nuk kanë ndërhyrë. Së fundmi, një tjetër klient nga Durrësi u ka dërguar italianëve një video ku shezlongët shfaqen sërish në plazh duke u shfrytëzuar nga resorti shqiptar për pushuesit.

Të gjendur përpara një bllokimi total burokratik, pronarët e “Onde Chiare” vendosën ta bëjnë publik rastin përmes një mesazhi ironizues në rrjetet sociale, i cili ka marrë miliona shikime dhe qindra shpërndarje:

“Përshëndetje të gjithëve, nëse dikush shkon me pushime në Kepin e Rodonit… përshëndetni shezlongët tanë! Tingëllon si shaka, fatkeqësisht është e vërtetë. Duam vetëm të kuptojmë se si është e mundur që një vjedhje prej 45 mijë eurosh, me pronat e identifikuara prej më shumë se një viti, ende nuk është zgjidhur.”

Ndonëse pronarët theksuan se kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me furnitorët shqiptarë ndër vite, ata shpresojnë që ky presion i madh mediatik në të dyja anët e Adriatikut të detyrojë institucionet shqiptare të reagojnë dhe t’u kthejnë pajisjet e vjedhura pikërisht në prag të sezonit veror.

https://www.ilrestodelcarlino.it/reggio-emilia/cronaca/350-lettini-rubati-trovati-stabilimento-albania-post-video-social-kbbhuwy5
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular