HomeKronike11 klandestinët rrezikuan të mbyteshin në Sazan me gomone, arrestohet afgani organizator!...

11 klandestinët rrezikuan të mbyteshin në Sazan me gomone, arrestohet afgani organizator! Hetime dhe për bashkëpunëtorin shqiptar

Advertismentspot_img

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë ishullit të Sazanit, ku 11 klandestinë nga vendet e treta rrezikuan të mbyteshin në det të hapur teksa udhëtonin me një gomone.

Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga organizatorin e kësaj tentative të dështuar trafikimi drejt Italisë, Masud Emir i cili ndodhej vetë në bord.

Në pranga ka rënë shtetasi afgan M. E., 43 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërkohë, 10 klandestinët e tjerë që u shpëtuan nga bordin e gomones – shtetas nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti – janë proceduar penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, është dokumentuar e gjithë rruga dhe skema e përdorur nga rrjeti i trafikut:

Organizimi në Greqi: 43-vjeçari afgan e kishte nisur planin që nga shteti fqinj, Greqia, ku kishte organizuar futjen e paligjshme të 10 emigrantëve në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër.

Koordinimi me shqiptarin: Pasi kanë hyrë në Shqipëri, afgani ka bashkëpunuar me një shtetas shqiptar (ende të paidentifikuar). Ky i fundit i ka dërguar në telefon një koordinatë (lokacion) në zonën e Semanit në Fier.

Marrja e gomones: Afgani ka shkuar në Seman, ka marrë gomonen që shqiptari i kishte lënë në dispozicion dhe ka futur në bord 10 klandestinët, me synimin për t’u nisur drejt brigjeve italiane, rrugëtim i cili u ndërpre pranë Sazanit pas rrezikut për mbytje.

Policia Kufitare dhe strukturat hetimore në Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive me metodat speciale për të rënë në gjurmët e shtetasit shqiptar që siguroi mjetin lundrues. Po ashtu, po punohet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë celulë të kontrabandimit të klandestinëve që përdorte Shqipërinë si urë kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular