HomeSportSekreti i Spanjës, kampione e botës, është një kombëtare që luan si...

Sekreti i Spanjës, kampione e botës, është një kombëtare që luan si një klub

Advertismentspot_img

Sekretet e Spanjës që me meritë fitoi titullin botëror mund të jenë shumë, por mund të jetë edhe vetëm një; trajneri Luis De La Fuente ia doli të ndërtojë një kombëtare me karakteristikat e një klubi futbolli. Çdokush e di me saktësi atë që duhet të bëjë në çdo moment të ndeshjes.

Gabimet u reduktuan dhe shkuan në nivele minimale, edhe ato individuale që shpesh vendosin rezultatin. Nuk është e lehtë që t’ia dalësh mbanë të zhvillosh disa automatizma kur ke në dispozicion futbollistë për pak ditë herë pas here. E megjithatë Spanja ia doli dhe triumfi final vërtetoi se De La Fuente është një trajner i një niveli shumë të lartë. Është shumë më shumë se një trajner normal, një maestro futbolli me M të madhe.

MENAXHIMI I BARABARTË-Spanja, kampione e botës është një skuadër pa yje të mirëfilltë. E vërtetë, ishte Yamal, por ai erdhi në këtë botëror si gjithë të tjerët. Nuk ndikoi shumë në rrugëtimin e la Roja, u ndez në ndonjë rasr, por u vu totalisht në dispozicion të grupit pa sjelle prej ylli. E dinte se mund të ishte i dobishëm, por jo i domosdoshëm. Për De La Fuente të gjithë vlejnë njësoj mjaft të jenë në dispozicion. Nëse kjo nuk ndodh, njëri nuk vlen dhe luan tjetri. Pedri është një futbollist i afirmuar, titullar te Barcelona, por kur nuk funksionoi trajneri e largoi për t’i lënë vend Fabian Ruiz. De La Fuente është edhe i pari trajner që zhvilloi një botëror pa një lojtar të Realit të Madridit(tani është Cucurella, por ai nënshkroi pasi kishte nisur Botërori)

SHPIRTRAT E SKUADRËS-Nëse kjo Spanjë nuk ka yje, është e sigurt që ka shpirtra, ato  të futbollistëve që më shumë se të gjithë imponojnë një stil loje vetëm me praninë e tyre. Mesfusha e jashtëzakonshme e La Roja nuk do të ishte njësoj nëse nuk do të drejtohej nga Rodri që është kthyer në nivelet e tij më të mira. Rodri në mesin e fushës është një lloj aeroplanmbajtëse. Nuk spostohet në asnjë mënyrë dhe ndihmon këdo që është në vështirësi. Gjendet gjithnjë në vendin dhe kohën e duhur, kryen gjithnjë aksionin apo lëvizjet më të dobishme për skuadrën. Shpirti tjetër është ai i Cubarsi, një djalosh 19 vjeçar që arrin të frenojë gjallërinë e tij sikur të ishte 10 vjet më i madh. Mbron shumë mirë por ka edhe një aftësi të jashtëzakonshme për të vertikalizuar lojën pa harruar këtu që ndonjëherë gjuan në drejtim të portës kundështare

MBROJTJA E PAKALUESHME. Falë edhe freskisë së Cubarsi( i zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i Botërorit), por falë edhe eksperiencës së Laportë dhe bashkëpunimit të Pedro Porro dhe Cucurella, Spanja kishte mbrojtjen më të mirë të turneut. Pa harruar këtu Unai Simon që pritje bën pak, por që di të bëhet edhe futbollisti i 11 i lëvizshëm me daljet e tij që e bëjnë atë të duket si një libero i viteve ’70. Spanja pësoi vetëm 1 gol, ai ndaj Belgjikës, por edhe lejoi që të pësojë vetëm 8 goditje në portën e saj nga 8 kundërshtaret më të cilat u përball. Edhe ky është një rekord

NJË E ARDHME PËRPARA. Një e veçantë e fundit, e rëndësishme. Spanja e De La Fuentes e ka tashmë bazën e fortë edhe për Botërorin 2030. Një pjesë e murë e këtij grupi mund të zhvillojë edhe edicionin e ardhshëm. Me siguri do të jetë Cubarsi që do të jetë 23 vjec, po kështu edhe Yamal edhe ky do të jetë 23 vjeçar me këtë të fundit që shpreson të jetë në gjendje më të mirë. Ferran Torres që zgjidhi finalen kundër Argjentinës do të jetë 30 vjeç por është i grumbullueshëm. A ka ndonjë mënyrë për të përmirësuar një skuadër e cila tashmë duket thuajse perfekte? Ndoshta po, duke gjetur një qendërsulmues të mirëfilltë. Oyarzabal ishte shumë i dobishëm në këtë Botëror, por nëse ndërkohë del në skenë ndonjë goleador  i mirëfilltë atëherë, po, që do të jetë thuajse e pamundur të thyesh kampionët e rinj të botës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular