Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vietnam
Sipas autoriteteve, autobusi po udhëtonte nga provinca Lam Dong drejt qytetit Ho Chi Minh kur shpërtheu zjarri, duke bllokuar disa prej pasagjerëve brenda mjetit me 24 vende.
Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe pesë pasagjerë të tjerë, raportojnë mediat shtetërore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
https://twitter.com/Daily_Briefs_/status/2079523487090164120/video/2







