HomeKronikeSiguria rrugore në alarm/ Brenda një jave mijëra shkelje në Tiranë, nga...

Siguria rrugore në alarm/ Brenda një jave mijëra shkelje në Tiranë, nga alkooli te përdorimi i celularit në timon

Advertismentspot_img

Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë konstatuar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në akset kryesore dhe zonat me fluks të lartë lëvizjeje.

Kontrollet kanë çuar në 24 raste procedimesh penale për drejtues mjetesh, ndërsa një shofer është proceduar pasi tentoi të shmangte masën administrative duke i ofruar 2 mijë lekë të rinj një punonjësi policie.

Gjatë monitorimeve janë evidentuar gjithashtu raste të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, përdorimit të celularit gjatë drejtimit, mungesës së rripit të sigurimit dhe shkeljeve të tjera që rrezikojnë sigurinë në rrugë.

Njoftimi

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle të vazhdueshme në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i prezencës së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike bashkëkohore, gjatë javës së fundit u konstatuan:

-12 505 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor;

-24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht;

-Gjithashtu, është proceduar penalisht drejtuesi i automjeti, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Ndër masat e vëna për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor:

-74 masa të vëna për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, shkelje e cila nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;

-12 masa të vëna për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, shkelje kjo tejet e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;

-lëvizjen me mjet ngritës, të 31 automjeteve të ndaluara/pushuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.

-për përdorim celulari/pa rrip sigurimi dhe pa kaskë mbrojtëse për motomjete janë vendosur 1562 masa administrative.

Policia Rrugore apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë, nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular