Mbrëmja e UFC-së në Beograd u shoqërua me një incident që ka shkaktuar reagime të shumta, pasi një pjesë e publikut në arenë lëshoi thirrje antishqiptare në momentin kur luftëtari amerikan me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja, hyri në oktagon me flamurin shqiptar.
Atmosfera ishte e tensionuar që para nisjes së përballjes, ndërsa Buzukja u shfaq krenarisht me flamurin kuqezi në duar. Veprimi i tij u prit me reagime të ashpra nga një pjesë e tifozëve vendas, të cilët, sipas raportimeve, nisën të brohorisnin slogane fyese dhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve.
Sipas mediave që ndoqën aktivitetin, nga tribunat u dëgjuan edhe thirrje të rënda si: “Vrisni, vrisni shqiptarët”, duke e kthyer një mbrëmje sportive në një skenë skandaloze që ka ngjallur debat në rrjetet sociale.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7669093556639780117?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2026%2F08%2F02%2Fvideo-vritini-shqiptaret-skandal-ne-ufc-beograd-tifozet-shperthejne-me-thirrje-urrejtje-gjate-hyrjes-se-dennis-buzukjas-me-flamurin-kuqezi%2F&embedFrom=oembed
Pavarësisht atmosferës armiqësore, Buzukja zhvilloi duelin e tij në kategorinë featherweight kundër sllovenit Bogdan Grad. Pas një përballjeje të fortë, gjyqtarët ia dhanë fitoren Gradit.
Megjithatë, ngjarjet jashtë kafazit morën po aq vëmendje sa edhe lufta, me hyrjen e Buzukjas dhe reagimin e tifozëve serbë që u kthyen në një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes në UFC Beograd.







