HomeKronikeMomenti i përplasjes së dy helikopterëve për shuarjen e zjarreve në Greqi...

Momenti i përplasjes së dy helikopterëve për shuarjen e zjarreve në Greqi gjatë operacionit

Advertismentspot_img

Pamjet tregojnë momentin e përplasjes së dy helikopterëve zjarrfikës, të cilët po merrnin pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në zonën e Psathas.

Sipas informacioneve paraprake, helikopterët ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës. Nga aksidenti, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar pa ndjenja drejt Spitalit të Përgjithshëm të Aviacionit 251.

Në bordin e të dy helikopterëve ndodheshin pilotë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët ishin grekë. Mjetet ajrore ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili prej tyre kishte një ekuipazh prej dy personash.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje u dërguan katër ambulanca të EKAB-it dhe një njësi e lëvizshme mjekësore për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular