Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ajo i ka dhënë lamtumirën njeriut të zemrës, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan deputetja Hoti në mesazhin e saj.

Ndërkohë vëllai i Ladi Ndojës, Aleksandër Ndoja njofton se 46-vjeçari u nda papritur nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.
Vëllai i të ndjerit thotë se kjo ishte një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen e tyre.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen tonë, që na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të pamasë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur Elda Hoti dhe dy fëmijët e vegjël, të cilëve u mungon tashmë shtylla e familjes së tyre. Në këto çaste të vështira, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, të afërmve dhe dashamirësve, ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të rëndë. U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, shkruan ai.

Ladi Ndoja la pas bashkëshorten, Elda Hoti dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.







