HomeKryesorePROFIL/Mori mandatin e dytë. Kush është Ahmet Prençi, Komisioner -Mekanizimi Kombëtar për...

PROFIL/Mori mandatin e dytë. Kush është Ahmet Prençi, Komisioner -Mekanizimi Kombëtar për Parandalimin e Torturës

Advertismentspot_img

Faqja zyrtare e Avokatit te Popullit ka bere publike ekipin ku nje prej emrave qe spikat dhe i ben nder atij institucioni eshte dhe Ahmet Prençi i cili njihet si nje profesionist dhe shtetar duke qene se kudo qe ka punuar e ka shoqeruar integriteti dhe ka dhene me te miren nga vetja per ta justifikuar besimin e dhene per postin dhe kjo vecanerisht ne raport me publikun i cili ka respektin maksimal per te tille personalitete dhe qe i duhen shume shtetit shqiptar.

AVOKATI I POPULLIT: n𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ :
𝗔𝗵𝗺𝗲𝘁 𝗣𝗿𝗲𝗻𝗰̧𝗶 – 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿
𝙈𝙚𝙠𝙖𝙣𝙞𝙯𝙢𝙞 𝙆𝙤𝙢𝙗𝙚̈𝙩𝙖𝙧 𝙥𝙚̈𝙧 𝙋𝙖𝙧𝙖𝙣𝙙𝙖𝙡𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙏𝙤𝙧𝙩𝙪𝙧𝙚̈𝙨

Ju prezantojmë me personalitetet që udhëheqin misionin e Avokatit të Popullit. E hapim këtë rrugëtim me Ahmet Prençin, Komisionerin që drejton Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT).

I diplomuar si Jurist në Universitetin e Tiranës dhe Ekonomist në Universitetin Bujqësor, me studime të avancuara pasuniversitare jashtë vendit në fushën e të drejtës e sigurisë si dhe me titullin “Avokat”, z. Prençi mbart një karrierë të pasur mbi 30-vjeçare.

Rrugëtimi i tij filloi në vitin 1992 si hetues e oficer i policisë gjyqësore, për të vijuar me detyra të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer edhe si Drejtor i Përgjithshëm i saj. Përvojës së tij institucionale i shtohen rolet si këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Drejtor i Hetimit Tatimor, Inspektor i Lartë në ILDKPKI, si dhe lektor universiteti në lëndët e Kriminalistikës, Kriminologjisë e të Drejtës Penale.

Z. Prençi ushtron mandatin e tij të dytë si Komisioner pranë Avokatit të Popullit, me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Sot, këtë ekspertizë të thellë ligjzbatuese dhe akademike ai e ka shndërruar në një mburojë për personat më vulnerabël, duke inspektuar çdo cep ku liria është e kufizuar, nga burgjet te qendrat e azilkërkuesve.

Nën drejtimin e tij, MKPT ka prodhuar mesatarisht 80 rekomandime në vit, duke prekur plagë nevralgjike si situata në burgjet e vendit, apo trajtimi i personave me çrregullime të shëndetit mendor.

Përtej uniformës dhe petkut institucional, Ahmet Prençi është dhe autor i disa librave artistikë me poezi, ese dhe romane, i vlerësuar me çmime kombëtare dhe i përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ai sapo ka publikuar romanin e tij të tretë ‘Ministri’, që është mirëpritur nga kritika dhe lexuesit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular