HomeLifestyleVIDEO/“Afrimitet i pazakontë”, komente të shumta pas pamjeve virale mes Ilia Topurias...

VIDEO/“Afrimitet i pazakontë”, komente të shumta pas pamjeve virale mes Ilia Topurias dhe yllit që i dha Spanjës Botërorin

Advertismentspot_img

Një video e publikuar nga Ibiza ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqen kampioni i UFC-së, Ilia Topuria, dhe futbollisti spanjoll Ferran Torres, duke u përqafuar në mënyrë shumë miqësore.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta online, pasi dy sportistët e njohur shihen në një moment të afërt gjatë pushimeve në ishullin spanjoll të Ibizës.

Topuria, kampion i UFC-së, dhe Torres, kampion bote me kombëtaren e Spanjës, janë figura të njohura në sportet ndërkombëtare dhe videoja e tyre është shpërndarë me shpejtësi nga fansat në rrjetet sociale.

Të dy sportistët kanë një marrëdhënie miqësore dhe shpesh kanë shprehur respekt për njëri-tjetrin. Pamjet nga Ibiza kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar afrimitetin mes dy yjeve të sportit, me disa prej tyre që e quajnë “të pazakontë”.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim publik për videon, e cila vazhdon të qarkullojë gjerësisht në platformat sociale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular