HomeKronikeGrabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan, dyshohet se kanë...

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan, dyshohet se kanë qenë dy autorë

Advertismentspot_img

Një argjendari është grabitur pasditen e sotme në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë sende me vlerë. Pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi vlerën e sendeve të grabitura. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular