HomeKronikeÇfarë duhet të bëni nëse ju kafshon një gjarpër? Hapat që mund...

Çfarë duhet të bëni nëse ju kafshon një gjarpër? Hapat që mund të shpëtojnë jetën

Advertismentspot_img

Me ardhjen e sezonit të verës, shtohen edhe shëtitjet në male, pyje dhe zona rurale, ku mund të hasen gjarpërinj. Edhe pse shumë specie janë të padëmshme, disa si nepërka, janë helmuese dhe kafshimi i tyre kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor

Ekspertët këshillojnë që, në rast kafshimi, qetësia dhe veprimi i duhur janë vendimtarë.

Shenjat e para pas kafshimit

Simptomat më të zakonshme janë:

Dhimbje në vendin e kafshimit;

Ënjtje që rritet gradualisht;

Përkeqësim i simptomave me kalimin e kohës, në rastet e kafshimit nga gjarpër helmues.

Çfarë duhet të bëni menjëherë

Qëndroni të qetë dhe përpiquni të mos bëni lëvizje të panevojshme.

Largohuni nga gjarpri dhe mos tentoni ta vrisni, pasi mund të rrezikoni një kafshim tjetër. Nëse është e sigurt, bëni një fotografi nga distanca.

Hiqni unazat, byzylykët, orën, këpucët ose çdo send që mund të shtrëngojë gjymtyrën gjatë ënjtjes.

Sigurohuni që pjesa e kafshuar te qëndrojë më poshtë se niveli i zemrës, për të ngadalësuar përhapjen e helmit.

Telefononi menjëherë në numrin e urgjencës ose transportojeni personin në spitalin më të afërt, pa e lejuar të ecë apo të drejtojë automjetin.

Çfarë nuk duhet të bëni

Ekspertët paralajmërojnë të shmangen praktikat e gabuara që mund ta përkeqësojnë gjendjen:

Mos e prisni ose çani plagën.

Mos përpiquni të thithni helmin me gojë.

Mos vendosni fashë shumë të shtrënguar mbi gjymtyrë.

Mos aplikoni akull mbi plagë.

Mos përdorni pajisje për thithjen e helmit.

Mos konsumoni alkool ose qetësues dhimbjesh, me përjashtim të paracetamolit nëse rekomandohet nga mjeku.

Si të mbroheni gjatë shëtitjeve në natyrë

Nëse planifikoni të ecni në zona ku mund të ketë gjarpërinj:

Vishni këpucë të mbyllura dhe të forta, jo sandale apo shapka.

Përdorni rroba që mbulojnë këmbët.

Mbani telefonin të karikuar.

Mos shkoni vetëm në zona të izoluara.

Informohuni paraprakisht për spitalin ose qendrën shëndetësore më të afërt.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular