HomeOP EDErmal Beqiri Shpirti Teknologjik i Trekëndëshit të Bermudës Rama–Berisha–Meta! nga Azgan Haklaj

Ermal Beqiri Shpirti Teknologjik i Trekëndëshit të Bermudës Rama–Berisha–Meta! nga Azgan Haklaj

Advertismentspot_img

nga Azgan Haklaj

​Në dinamikën e gjatë politike dhe institucionale në Shqipëri, nocioni i “Trekëndëshit të Bermudës” i emërtuar i tillë nga Lulzim Basha që simbolizon tri akset kryesore të pushtetit dhe opozitës (Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta) nuk ka funksionuar vetëm përmes marrëveshjeve politike apo retorikës publike.

Ky ekosistem ka pasur nevojë për një infrastrukturë teknike, forenzike dhe digjitale që garanton mbrojtjen, kontrollin e të dhënave dhe rrjedhën e tenderave publikë.

Në këtë prapaskenë, Ermal Beqiri evidentohet qartë si “shpirti” ose mekanizmi operativ që ka lidhur çelësat teknologjikë të të tria paleve ose tre brinjëve të trekëndëshit.

​E para nyjë lidhëse është ekspertiza e videos “Meta–Prifti” (Nën qeverisjen Berisha)!

​Hyrja e tij në ngjarjet me peshë të lartë politike shënohet gjatë pushtetit të Sali Berishës në vitin 2011, ku Ilir Meta ishte në koalicion qeverisës me marshall Berishën.

​Roli forenzik:

Pas publikimit të videos përgjuese mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit, Beqiri u caktua si ekspert kompjuterik nga organet e drejtësisë për të ekzaminuar pajisjen regjistruese.

Mbrojtja teknike!

Ekspertiza e tij u kthye në argumentin kryesor teknik të mbrojtjes, duke ngritur dyshime mbi montimin dhe autenticitetin e materialit audio-video, çka lehtësoi rrëzimin e provave në Gjykatën e Lartë dhe kurorëzoi me sukses shpëtimin politik të Ilir Metës brenda mazhorancës së Berishës.

​Nyja lidhëse e dytë:

Arkitektura Digjitale dhe AKSHI (Nën qeverisjen Rama)!

​Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet dhe qendërzimin e të gjitha shërbimeve publike pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Beqiri bëri tranzicionin nga ekspert i sistemit të drejtësisë në operatorin kryesor privat të sistemeve shtetërore, të cilat i futi nën kontroll të plotë.

Përmes kompanive private të ndërlidhura (si Soft & Solution), ai u bë përfitues i dhjetëra tenderave pa garë ose me procedura të posaçme për mirëmbajtjen e bazave të të dhënave shtetërore.

​Nyja e serverave:

Ai siguroi kontrollin teknik mbi platformat ku ruhen të dhënat sensitive të qytetarëve, tenderat publikë dhe regjistrat kombëtarë, duke u kthyer në “trurin” e infrastrukturës digjitale të pushtetit të sotëm.

​Nyja lidhëse e trete!

Garancia e përbashkët e ndërvarësisë

​Funksionimi i Beqirit si “shpirt” i këtij trekëndëshi qëndron te aftësia për të mbetur i paprekshëm dhe i domosdoshëm për secilin krah:

​Për Berishën dhe Metën, shërbeu si mburoja tekniko-ligjore në momentin më kritik të bashkëqeverisjes së tyre.

​Për Ramën, shërbeu si arkitekti i kontrollit të të dhënave dhe monopolit të tenderave të digjitalizimit tek AKSHI.

​Për sistemin, përfaqëson figurën e teknokratit që zotëron informacionin, kodet e hyrjes dhe sekretet teknologjike të dy dekadave të fundit të tranzicionit.

​Kjo lidhje tregon se si “Trekëndëshi i Bermudës” në Shqipëri nuk mbahet vetëm nga interesat politike, por edhe nga individë të specializuar që menaxhojnë “nervat digjitale” dhe sekretet e pushtetit pas skenës.

Njëra brinjë e Trekëndëshit të Bermudës Ilir Meta është në burg dhe po pret t’i bashkohet edhe mbrojtësi i tij Ermal Beqiri.

Dy brinjët tjera, ortakët e hajnisë Rama dhe Berisha po përpiqen të shpëtojnë, por titaniku i tyre po fundoset.

Ai është në miljet e fundit!

Rama dhe Berisha janë bashkë e po fundosen bashkë!

Rama në burg & Berisha në burg!

Opozitë e shitur!

Rapublika e korrupsionit çdo ditë është përballë Nuremberg-ut të sovranit!

Establishmenti i vjetër është në grahmat e fundit!

Epoka e diktaturës së korrupsionit po jep shpirt!

Një epokë e re po lind!

Republikë e Re!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular