ransferimi i Mohamed Salah te Trabzonspor ka bërë bujë jo vetëm për emrin e madh të futbollistit egjiptian, por edhe për detajet e pazakonta të paketës financiare që po qarkullojnë në mediat sociale dhe në raportime të ndryshme.
Sipas shifrave të raportuara, Salah do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, ndërsa në momentin e firmosjes së kontratës do të marrë edhe një bonus prej 20 milionë eurosh. Në këtë marrëveshje, sipas këtyre raportimeve, agjenti i sulmuesit do të përfitojë rreth 14 milionë euro.
Por ajo që e ka kthyer kontratën në një nga historitë më të komentuara të merkatos janë kushtet shtesë që lidhen me jetën private të yllit egjiptian.
Në paketën e pretenduar thuhet se për Salah do të vihen në dispozicion dy vila luksoze, një në Dubai dhe një tjetër në zonën turistike të Uzungölit në Turqi. Për më tepër, raportohet se klubi do të sigurojë makina luksoze BMW për babain, nënën, një prej motrave ose vëllezërve dhe bashkëshorten e futbollistit.
Marrëveshja, sipas të njëjtave pretendime, përfshin edhe mbulimin e shkollimit privat të fëmijëve të Salah.
Megjithatë, detajet që kanë tërhequr më shumë vëmendje janë ato për shpenzimet mujore të familjes. Në listën që po qarkullon përfshihen 10 mijë euro në muaj për parukieren e bashkëshortes, 20 mijë euro për ushqimet dhe furnizimet e shtëpisë dhe plot 5 mijë euro në muaj vetëm për letra higjienike.
Nëse këto shifra do të konfirmoheshin, paketa e Salah do të shkonte shumë përtej një kontrate të zakonshme futbollistike, duke përfshirë edhe një sërë shpenzimesh dhe privilegjesh të lidhura drejtpërdrejt me jetën private të futbollistit.
Salah tashmë është zyrtarisht pjesë e Trabzonspor, me klubin turk që ka finalizuar marrëveshjen dyvjeçare me yllin egjiptian. Megjithatë, shifrat zyrtare të publikuara deri tani nuk përputhen me të gjitha detajet që po qarkullojnë online, ndaj pjesa më e pazakontë e kësaj pakete mbetet për t’u konfirmuar.







