HomeKronikeAksident i trefishtë në aksin rrugor Lezhë-Laç, plagoset një person

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lezhë-Laç, plagoset një person

Advertismentspot_img

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.

Në përplasjen e fuqishme janë përfshirë tre automjete, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular