HomeKronikeSherr në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar, përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar, përfundojnë në spital

Advertismentspot_img

Një konflikt mes disa të burgosurish është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në ambientet e dhomës së ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë përplasjes dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.

Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit. Gjithashtu, nuk bëhen të ditur emrat e dy të plagosurve apo të personave të tjerë të përfshirë në incident.

Pritet një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe masat e marra pas incidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular