HomeAktualitetVrau shokun e fëmijërisë, ky është Kristjan Sterjos në arrati, RENEA rrethon...

Vrau shokun e fëmijërisë, ky është Kristjan Sterjos në arrati, RENEA rrethon banesën

Advertismentspot_img

Zbulohet fotoja e Kristjan Sterjos, autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Sterjo vijon të jetë në kërkim, ndërsa Policia ka intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Forca të shumta të Policisë, së bashku me efektivë të RENEA-s, kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar, në kuadër të operacionit për kapjen e tij.

Kontrollet në banesë nuk kanë rezultuar me gjetjen e Sterjos, pasi ai nuk ndodhej aty në momentin e ndërhyrjes. Forcat e Policisë dhe RENEA-s vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në disa pika për të parandaluar largimin e tij.

Sipas të dhënave të hetimit, Sterjo dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Mes tyre dyshohet se ka pasur një konflikt të mbartur, i cili më pas ka përshkallëzuar deri në vrasjen e 20-vjeçarit.

Johan Zuko u qëllua me armë zjarri teksa po ngjiste shkallët e një pallati në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”. Sipas raportimeve, 20-vjeçari mori një plumb në pjesën e poshtme të shpatullës, i cili rezultoi fatal.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po sekuestrohen dhe analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi, si edhe përgjatë rrugëve që dyshohet se ka ndjekur autori pas vrasjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular