HomeKronikeTragjedi në Greqi! Larg syrit të prindërve, 4-vjeçari mbytet në pishinë

Tragjedi në Greqi! Larg syrit të prindërve, 4-vjeçari mbytet në pishinë

Advertismentspot_img

Një ngjarje tragjike ka tronditur ishullin grek të Parosit, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një bari pranë plazhit. Sipas informacioneve paraprake, fëmija u pikas pa ndjenja në ujë nga dy gra të reja. Një prej punonjësve të lokalit u fut menjëherë në pishinë dhe e nxori të miturin në breg, ndërsa në vendngjarje u njoftuan shërbimet e emergjencës.

Një ambulancë e EKAB mbërriti me urgjencë në zonë dhe ekipet mjekësore tentuan ta shpëtonin fëmijën, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk mundi të mbijetonte. Sipas raportimeve, prindërit e 4-vjeçarit ndodheshin në ambientet e barit të plazhit në momentin e ngjarjes, por nuk ishin pranë fëmijës. Pas tragjedisë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë.

Policia ka arrestuar pronarin e barit të plazhit dhe prindërit e fëmijës, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej tyre. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në mbytjen fatale të fëmijës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular