HomeAktualitetHetimet për rënien e zjarrit në Parkun e Lurës/ Procedohen penalisht shefi...

Hetimet për rënien e zjarrit në Parkun e Lurës/ Procedohen penalisht shefi i monitorimit dhe dy roje mjedisi

Advertismentspot_img

Autoritetet në Dibër vijojnë hetimet për rënien e zjarrit në Parkun e Lurës, ndërsa janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre shefi i monitorimit të parkut dhe dy roje mjedisi.

Autoritetet kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, të dy banues në Dibër, dhe A. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, tre personat mbanin detyrat e shefit të monitorimit të parkut kombëtar dhe rojeve të mjedisit. Ata dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit që kishin në përgjegjësi.

Njoftimi: 

Lurë, Dibër/Vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e ngarkuar me përgjegjësi në lidhje me zjarrin në parkun kombëtar të Lurës.

Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, shefi i monitorimit të parkut dhe 2 roje mjedisi.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për dokumentimin e rrethanave të zjarrit në parkun kombëtar të Lurës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, të dy banues në Dibër, dhe A. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, me detyra përkatëse Shef monitorimi i parkut kombëtar dhe Roje mjedisi, nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit në përgjegjësinë e tyre. Si pasojë, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular