HomeKronikeZhdukja misterioze e 22-vjeçares gjermane në vitin 2015, emri i modeles gjendet...

Zhdukja misterioze e 22-vjeçares gjermane në vitin 2015, emri i modeles gjendet në dosjet e Jeffrey Epstein

Advertismentspot_img

Një tjetër mister është rikthyer në vëmendje pas zbulimit të të dhënave të reja në dosjet e Jeffrey Epstein, që lidhen me zhdukjen e një 22-vjeçareje gjermane, prej së cilës nuk është mësuar asgjë prej më shumë se një dekade.

Michelle u largua nga shtëpia e nënës së saj në shtator të vitit 2015, duke marrë me vete një valixhe dhe pasaportën.

Familjarët e saj nuk u shqetësuan menjëherë, pasi e reja udhëtonte shpesh jashtë vendit, ndërsa synonte të ndërtonte një karrierë si modele. Por këtë herë, Michelle nuk u kthye më.

Rasti është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një hetimi të përbashkët të televizionit gjerman ZDF, revistës “Der Spiegel” dhe grupit investigativ “Paper Trail Media”, të cilët shqyrtuan dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane dhe zbuluan të dhëna të reja për javët që i paraprinë zhdukjes së saj.

Në qendër të zbulimeve është Daniel Siad, një shtetas suedez me origjinë algjeriane, i cili merrej me zbulimin e modeleve dhe që kishte pasur kontakte me Michelle në vitet para zhdukjes së saj.

Të dy u njohën në vitin 2012 në Dubai, ku Michelle punonte si kameriere. Siad iu prezantua si zbulues talentesh në botën e modelingut dhe për të renë kjo u duk si një mundësi për të ndjekur ëndrrën e saj në industrinë e modës.

Daniel Siad
Daniel Siad

Në vitet që pasuan, ajo realizoi fotosesione, mori pjesë në aktivitete profesionale të lidhura me modelingun dhe udhëtoi në vende të ndryshme, mes tyre Kina, Britania dhe Amerika e Jugut.

Por dokumentet e Epstein kanë zbuluar se Siad i kishte dërguar fotografi të Michelle financierit amerikan, i dënuar për krime seksuale.

Në vitin 2014, një vit para zhdukjes së saj, Siad raportohet se i dërgoi Epstein fotografi të 21-vjeçares dhe diskutoi mundësinë për t’i siguruar asaj një biletë avioni.

Në një prej mesazheve, ai e përshkruante Michelle si një “person të mrekullueshëm”, përpara se të shtonte: “Do ta adhurosh.”

Megjithatë, deri më tani nuk ka prova se Michelle është takuar ndonjëherë me Epstein, apo se ajo e dinte që fotografitë e saj i ishin dërguar atij.

Po kështu, nuk është zbuluar asnjë provë që lidh Daniel Siad me zhdukjen e 22-vjeçares.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se kontaktet e Siad me Epstein dyshohet se kishin nisur të paktën që në vitin 2009.

Gjatë shqyrtimit të miliona faqeve të dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ZDF identifikoi, sipas raportimeve, 1.840 referenca për emrin e Daniel Siad në email-e, mesazhe dhe regjistra telefonikë.

Një email i vitit 2014 ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e hetuesve. Në të, Siad raportohet se e krahasonte aktivitetin e tij me atë të një “peshkatari”, duke shkruar se ndonjëherë kishte një “kapje të mirë”, ndërsa herë të tjera “nuk kishte peshq”.

Në të njëjtin komunikim, ai përmendte edhe vajza të reja nga Skandinavia, 16 dhe 17 vjeçe, si dhe një 15-vjeçare franceze.

Daniel Siad është përmendur edhe në dokumente të tjera të lidhura me Epstein si një zbulues modelesh që organizonte takime mes financierit amerikan dhe vajzave të reja që synonin të hynin në industrinë e modelingut.

Njëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së Michelle, fati i saj vijon të mbetet i pazbardhur.

Daniel Siad, personi që është në qendër të zbulimeve të reja dhe që mund të kishte dhënë më shumë informacion mbi periudhën para zhdukjes së 22-vjeçares, u gjet i vdekur më 20 korrik 2026 në banesën e tij në Paris, në moshën 69-vjeçare.

Vdekja e tij lë pas shumë pikëpyetje, ndërsa familja e Michelle vijon të mos ketë përgjigje për atë që ndodhi me të pas largimit të saj në shtator të vitit 2015.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular