Selami Hasani ka qenë i dënuar me 25 vite burg, teksa është arrestuar në vitin 2009.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri Selami Hasani. Mësohet se ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka vrarë 23 vite më parë një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Hasani dyshohet se është autori i vrasjes së Juljan Isufaj, nipit të Ben Qimes.
Selami Hasani ka qenë i dënuar me 25 vite burg, teksa është arrestuar në vitin 2009.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia për ngjarjen.









