Për të tretën ditë radhazi, protestës në kryeqytet iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës.
Protestuesit kërkuan njëzëri dorëheqjen e klasës politike.
Prej 78 ditësh në shesh, por organizatorët shprehen të bindur se nuk do të ketë tërheqje pa u plotësuar kërkesat e tyre.
Protesta e 78 në kryeqytet u shoqërua edhe me tensione në bulevard. Dy grupe protestuesish u përplasën në shesh, ndërsa ndërhyn të tjerët për t’i ndarë.
Fjalimet poshtë Kryeministrisë u mbyllën me njoftimin për t’u bashkuar sërish ditën e nesërme, ndërsa nuk mungoi dhe marshimi i përnatshëm në rrugët e kryeqytetit.







