HomeKryesoreParti statike apo Parti dinamike: sfida e ripërtëritjes së Partisë Demokratike/nga Bujar...

Parti statike apo Parti dinamike: sfida e ripërtëritjes së Partisë Demokratike/nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

nga Bujar Leskaj
Ka momente në jetën e një partie politike kur problemi nuk është vetëm sa vota merr, sa mandate fiton apo sa fort kundërshton ( në rastin e një partie në opozitë)qeverinë.Problemi e tejkalon këtë si çështje dhe bëhet diçka akoma më e thellë: a është ende ajo parti në gjendje të dëgjojë shoqërinë, të kuptojë ndryshimin dhe të ndryshojë vetë? Pikërisht në këtë pikë, kaq delikate për jetën dhe momentet që kalon një parti, mund të bëhet dallimi apo kuptimi i qartë mes një partie statike dhe një partie dinamike. Ku ndryshojnë nga njëra tjetra, dhe cila është rruga për ta kuptuar?!

Kur flasim për një parti statike nuk nënkuptojmë domosdoshmërisht një parti shumé té dobët, por thelbi qëndron tek forca e asaj partie për të kuptuar veten, shoqërinë dhe kërkesën për ndryshimin/nevojën e vetvetes për t’u shndërruar në parti fituese. Një parti statike mund të ketë histori, struktura, militantë besnikë, figura publike dhe një elektorat të qëndrueshëm, por me kalimin e kohës mund të fillojë të jetojë më shumë me vetveten sesa me shoqërinë, duke u shkëputur padashur nga nevojat dhe realiteti i kësaj të fundit. Një parti statike futet në një cikël riprodhimi i të njëjtës mënyrë të të menduarit, i të njëjtës hierarki, i të njëjtës gjuhë dhe shpesh me të njëjtët njerëz, duke filluar të reagojë ndaj një realiteti të ri me të cilën përballet shoqëria/ publiku, me instrumentet e metodikat e së kaluarës.

Dhe kjo jep përcaktimin e një “partie statike”. Një parti që nuk lëviz me hapin e shoqërisë, por ngelet e varur nga historiku i së kaluarës dhe si pasojë e mos dëshirës për ndryshim.

Një parti dinamike, përkundrazi, nuk e sheh ndryshimin si kërcënim. Në një parti dinamike ndryshimi është filozofi, është instrumenti më i mirë i përfaqësimit të shoqërisë, njohjes dhe bërjes etalon besimi i saj. Në këto kushte, një parti dinamike nuk ka frikë të ripërtërihet dhe kjo nuk do të thotë të braktisë identitetin, bindjet apo historinë e saj, por të kuptojë se një parti që nuk ndryshon bashkë me shoqërinë, duke kuptuar nevojat dhe ndryshimin e saj, një ditë përfundon duke folur vetëm me veten.

Mes një partie statike dhe asaj dinamike dallimi mund të përkufizohet shumë thjesht: partia statike përpiqet të ruajë atë që ka; partia dinamike përpiqet të kuptojë atë që po vjen dhe kjo përbën edhe një nga sfidat më të mëdha që ka sot Partia Demokratike. Sfida e saj, në raport me shoqërinë është ripërtëritja, hapja, mos patja frikë nga ndryshimi, lidhja me njerëzit, figurat e reja ( me integritet dhe reputacion ) ,konsolidimi i marrëdhënieve me komunitetet lokale, forcimi i strukturës, meritokracia ( e treguar jo falsiteti ) ,gjallëria e vitaliteti politik ( jo domosdoshmërisht biologjik), të kuptojë realitetin dhe të përshtatet me hapin e saj. Në thelb sfida e Partisë Demokratike, ne rast se duam qe Riperteritja te jete e suksesshme është ndertimi i kushteve per t’u shnderruar ne nje parti dinamike.

Partitë dinamike janë parti të mëdha, të cilat i rezistojnë kohës, ndryshe nga partitë statike të cilat tkurren nga viti në vit, duke u zvogëluar gjithmonë e më shumë. Sot, në realitetin politik, partia dinamike është sfida e partive të djathta, në veçanti e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Dhe dinamizmi si koncept jo vetëm teorik, por mbi të gjitha praktik fillon nga baza e Partisë Demokratike, fillon nga lidhja me strukturat e saj; kur kjo lidhje konsolidohet/forcohet.

I-Partia dinamike përballet me përgjegjësi dhe përgjegjës.
Në një parti dinamike gjithmonë mbahen përgjegjësi. Gjithmonë ka përgjegjës kur vjen puna te angazhimet konkrete, të cilat rezultojnë jo aq të suksesshme sa priten apo projektohen në fillim. Një parti dinamike gjithmonë duhet të ketë analiza për ecurinë e punës së saj, aq më tepër kur vjen puna te analiza që duhet të bëhet pas çdo aksioni të madh politik, fjala vjen, analiza e rezultateve zgjedhore.
Duke marrë shkas nga zgjedhjet e vitit 2025, edhe pse zgjedhje në të cilat vullneti qytetar u tjetërsua, u anatemua dhe u intimidua nga mekanizmat e sektit Rama në pushtet, të cilat Partia Demokratike i ka denoncuar me fakte e seriozitet, përsëri ne, si Parti Demokratike, nuk arritëm të pérfundonim njé analizë të mirëfilltë, serioze dhe të detajuar nëpër degët tona, duke iu shmangur në një mënyrë, përgjegjësisë së drejtuesve. Analiza e bërë nuk u finalizua me nxjerrjen e përgjegjësive edhe né Kuvendin e partisé , madje ato dhe ata kané ngelur statike, pa lëvizur. Mungesa e një analize SWOT ( të cilën e kam kërkuar e artikuluar në mbledhjet e grupit parlamentar dhe në ato të Këshillit Kombëtar) nuk i jep përparësi një organizate politike, siç është Partia Demokratike; ajo ndikon drejtpërdrejt që të mos ketë përgjegjës që t’i shmangemi përgjegjësisë dhe té mos konsolidojmë oportunitetet pér zhvillim.Është emergjente që një parti politike të ketë analiza të mirëfillta sa herë që ndërmerr aksione të mëdha, afatmesme ose afatgjata edhe né fundin e tyre.

II-Dinamizmi i një partie buron nga baza

Një parti politike nuk është vetëm kryetari, grupi parlamentar apo zyrat qendrore. Një parti politike bazën, qelizën e organizimit, identitetit dhe forcës së saj e ka tek antari i seksionit në një degë lokale që prej vitesh merr pjesë, organizon, dëgjon njerëzit dhe mban gjallë lidhjen e partisë me komunitetin, si mekanizmi që frymon çdo ditë identitetin e forcës së tij politike.

Në një parti dinamike është drejtuesi dhe antaret e kryesisë lokale ,që e diné se çfarë shqetëson një lagje, fshat apo qytet ,është profesionisti që ka një ide, por nuk di nëse dikush do ta dëgjojë, është i riu që dëshiron të angazhohet, por kërkon të kuptojë nëse ka vërtet një rrugë përpara, nëse puna njihet dhe vlerësohet.

Kur këta njerëz fillojnë të ndihen të panevojshëm, një parti humbet shumë më tepër sesa disa aktivistë, ajo humbet aftësinë për të kuptuar realitetin. Nëse strukturat kujtohen vetëm kur duhen vota, atëherë ato gradualisht pushojnë së qenuri struktura politike dhe kthehen në mekanizma elektoralë, që mobilizohen, shumë herë të sforcuara vetëm në fushata e takime elektorale.

Por, një parti dinamike duhet ta shohë ndryshe këtë lloj lidhje, me bazën, anëtarin e saj, profesionistin, të rinjtë dhe drejtimin e saj lokal.

Degët dhe grupseksionet duhet të thonë çfarë po ndodh me familjet, biznesin e vogël, të rinjtë, profesionistët, fermerët, emigracionin, koston e jetesës, arsimin apo shëndetësinë në lokalitetin me të cilin çdo ditë jetojnë, punojnë, dëgjojnë, shikojnë e reagojnë.

Përshembull, këto kohë jemi duke artikuluar draftin tonë si PD lidhur me reformën e re administrativo-territoriale ( për të cilën kemi që nga viti 2021duke punuar e konsultuar me njerëzit), e cila konsiston në krijimin prej 100 njësish/bashkish( 39 më shumé nga aktualja).
Në vazhdën e këtij propozimi ( RAT me 100 njësi) për të forcuar bazën e vet ,Partisë Demokratike i lind detyrimi që këtë reformë administrativo-territoriale ta aplikojë në organizimin e saj fillimisht .Ajo duhet të rikonceptojë degët sipas propozimit të saj për reformën ( jo ta fiksoje sipas variantit zyrtar)duke ecur paralelisht si nga ana politike, ashtu edhe nga ajo organizative.
Në veçanti, pjesë e këtij riorganizimi duhet të jetë dega e Tiranës. Ka ardhur koha që Tirana të ketë degën e saj të veçantë, me kryetarin dhe kryesinë e saj, pa u shkëputur apo anashkaluar nga organizimi i nëndegëve në çdo njësi. Tirana si dega mé e madhe e PD, duhet të drejtohet nga njé personalitet/e e lindur dhe e rritur në Tiranë, e cila duhet të jetë edhe figura më e lartë né parti pas Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Sekretarit të përgjithshëm.
Kjo formë organizimi i jep tjetër dinamizëm aksionit të Partisë Demokratike në bazë. Dhe nëse Partia Demokratike gjallërohet në bazë, forcon lidhjet me njerëzit, krijon hapësira për këdo që do të kontribuojë, madje edhe duke menduar ndryshe, dhe duke vlerësuar punën e gjithsecilit, atëherë ajo vërtet fillon të bëhet një parti dinamike. Procesi modern i dixhitalizimit qé ka nisur PD me sekretariatin pérkatés ështé nje hap i forté sgidues drejt dinamizmit té partisé.

Në thelb një parti dinamike e ka forcën e saj jo vetëm nga qendra drejt bazës, por ajo buron nga baza. Rithemelimi e vértetoi kétë, por pér fat té keq mbeti né mes té rrugës.

Ky lloj rikonceptimi forcon bazën, e kupton dhe degjon me mire atë, duke bërë edhe një lloj komunikimi politik më të vërtetë, më real dhe pa filtra, ashtu siç ai duhet të jetë: shoqëria flet me strukturën, struktura flet me partinë dhe partia e kthen këtë në politikë, dhe në rastin e një partie dinamike ajo duhet të kthehet në zgjidhje dhe alternativë konkrete. Nëse kjo hallkë funksionon, partia është e gjallë, partia fiton dinamizmin. Nëse jo, ajo mund të ketë zyra, mbledhje dhe deklarata, drejtues té rinj té zgjedhur me procese gjysém fiktive ,por lidhja reale me njerëzit fillon të zbehet, fillon të shkëputet dhe shumë herë ajo mund të ndërpritet edhe pëfundimisht, duke bërë që struktura në pjesë të veçanta të bllokohet, të mosfunksionojë.

V.O Pjesa e paré.
Pjesa e dytë-“Meritokracia”dhe mé tej “Ripërtëritja do të ketë sukses nëse ju rikthehemi parimeve të Rithemelimit”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular