HomePolitikeDrejtoi fushatën Presidenciale në SHBA dhe atë të PD në Shqipëri/ Trump...

Drejtoi fushatën Presidenciale në SHBA dhe atë të PD në Shqipëri/ Trump njoftim të rëndësishëm për Chris LaCivita: Se kam idenë për kë tjetër punon. Do ta shkarkoj menjëherë!

Advertismentspot_img

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me anë të një postimi në “Truth Social”, ka njoftuar se Chris LaCivita dhe James Blair janë vetem konsulentë të jashtëm.

Trump thekson se LaCivita dhe Blair, të cilit ishin pjesë e shtabit të tij në fushatën elektorale për President janë veçse konsulentë të jashtëm.

Megjithatë sipas Trump, pasi të kryejë të gjitha vëzhgimet dhe nëse vëren se personat e tjerë për të cilët LaCivita dhe Blair punojnë, kanë konflikt interesi, ata do të pushohen menjëherë.

Postimi i Trump:

Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse në cilësinë e konsulentëve të jashtëm. Me shumë gjasa ata kanë klientë të shumtë, por për këtë duhet t’i pyesni vetë ata.

Atyre u lejohet të punojnë për të tjerë, ashtu siç bëjnë të gjithë konsulentët në Uashington D.C. Nuk e kam idenë se për kë tjetër punojnë, por – duke e menduar mirë – do t’i pyes dhe, nëse ka ndonjë konflikt interesi, do t’i shkarkoj menjëherë! Ju falënderoj për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP

Kujtojmë që Chris LaCivita ishte edhe drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e kaluara.

Atë periudhë ardhja e tij në Shqipëri u konsiderua nga ana e demokratëve si një arritje e madhe dhe të gjithë prisnin rikthmin e bluve në pushtet, por pati gjithashtu edhe akuza, se për të ishin paguar shumë para.

E megjithatë pavarësisht bujës së madhe të ardhjes së tij, LaCivita nuk mundi të rikthejë demokratët në pushtet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular