HomeKronikeKrim pasioni në Athinë/ Burri vret të dashurën 45-vjeçare dhe më pas...

Krim pasioni në Athinë/ Burri vret të dashurën 45-vjeçare dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohet se janë shqiptarë

Advertismentspot_img

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë mëngjesin e së dielës (23 gusht) në hyrje të një pallati në Nea Smyrni të Athinës, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Autoritetet greke dyshojnë se bëhet fjalë për një rast vrasje të ndjekur nga vetëvrasja, raporton Protothema.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, burri dyshohet se i kishte zënë pritë 45-vjeçares në rrugën “Grigoriou Kydonion 3”. Ai dyshohet se e ka qëlluar për vdekje dhe më pas ka vrarë veten.

Në pallatin ku ndodhi ngjarja banon vajza e 45-vjeçares. Ky detaj po shqyrtohet nga policia, e cila po përpiqet të rindërtojë lëvizjet e gruas para ngjarjes.

Nga informacionet e deritanishme nuk rezulton që dy viktimat të kenë qenë të martuar. Megjithatë hetuesit po përpiqen të përcaktojnë marrëdhënien që ekzistonte mes tyre, si dhe motivin që mund të ketë çuar në krim.

45-vjeçarja kishte plagë nga të shtënat në trup dhe në fytyrë, ndërsa burri u gjet me një plagë në kokë. Pranë trupit të tij u gjet edhe arma e zjarrit, një element që përforcon versionin e autoriteteve se ai, pasi qëlloi gruan, i dha fund jetës.

Policia po vijon me marrjen e dëshmive dhe mbledhjen e provave, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular