HomeKulture“Një grua me dritë”, Ema Andrea kujton aktoren Rezana Çeliku nga filmi...

“Një grua me dritë”, Ema Andrea kujton aktoren Rezana Çeliku nga filmi “Një djalë dhe një vajzë” te puna në Bashki: Ai rol që e përndoqi, s’e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

Advertismentspot_img

‘Ka qenë gjithmonë një figurë e njohur në Tiranë, si vajza me dritë që ti e kishe si shembull’.
Kështu e kujton aktorja Ema Andrea Rezana Çelikun, artisten e kinematografisë dhe televizionit shqiptar, që nda nga jeta dy ditë më parë.

Aktoret ishin shumë të reja kur u takuan në sheshxhirimet e filmit “Një vajzë dhe një djalë”, në vitin 1990. Përkushtimi dhe profesionalizmi me të cilin Rezana Çeliku i dha jetë rolit të një centralisteje u bë frymëzim për Ema Andrean.

Ema Andrea: “Kur Rezi vinte, gjërat lëviznin, merrnin një lloj drite, ishin më të komunikueshme. Në atë kohë e vëzhgoja dhe kam mësuar shumë, kam marrë shembull prej saj.”

Personazhi që Çeliku e pranoi pa hezitim përfshihej në një lidhje me një djalë më të ri në moshë dhe u konsiderua për kohën një rol i guximshëm, duke ngjallur diskutime. Ky ishte roli i saj i fundit në kinematografi dhe, sipas Andreas, paragjykimet që e ndoqën mund të kenë ndikuar në vendimin e saj.

“Ndoshta kjo ka ndikuar përse ajo u tërhoq dalëngadalë, por edhe për ndryshimet që pësoi kinemaja pas ’90-s.”, thotë Andrea.

Pas largimit nga aktrimi dhe nga puna si mësuese në fshatrat e Tiranës, Çeliku u diplomua në Ekonomi dhe Juridik dhe vijoi karrierën në administratën publike. Për vite me radhë ajo punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

“Kur e takoja në institucionet ku ajo punonte, ishte e njëjta Rez, me dritë, me jetë, me dashuri dhe përkushtim. E kam parë Rezin të bëjë akte heroike të heshtura… Këta njerëz që i duhen qytetit dhe artit, nuk di pse i merr Zoti kaq shpejt.”, shprehet Ema e pikëlluar.

Artistja, e cila ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen, do të mbetet gjatë në kujtesën e atyre që e njohën dhe deshën krijimtarinë e saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular