Nga Mina HYSA
Që në krye të këtij shkrimi, tej skepticizmit që lind natyrshëm si gazetar për një zyrtar të lartë shteti, më duhet të them që kam besuar tek integriteti dhe profesionalizmi i Valdrin Pjetri dhe përkushtimi i tij për punë të mira.
Ndonëse ca kohë politika u mor me të, kur ai fitoi mandatin e Bashkisë Shkodër, por meqenëse çdo akuzë, kur ai kishte qënë vetem 19 vjeç, ra poshtë me vendim gjykate në favor të Pjetrit, po ai respektoi parimin e shenjtë të jurispondencës që “kur flet gjykata, të tjerët duhet heshtin”.
Zgjedhja e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në korrik 2026, ishte një zgjedhje e duhur e politikës në pushtet, per t’i dhene nje imupls tjetër ATP-së, me më shume energji dhe profesionalizimin.
Valdrin Pjetri është zyrtari i duhur që i bën nder shtetit, dhe këtë e tregoi që në ditët e para pas emërimit në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP-së) sikurse e ka bërë dhe në detyrat e mëparshme që ka mbajtur.
Thuhet që institucioni ka fytyrën e drejtuesit dhe me emërimin e tij në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, qytetarëve iu hapën dyert, priten, dëgjohen, iu jepen sugjerime, asistencë për plotësim dokumentacioni si dhe iu zgjidhet, sipas rastit problemi që kanë.
E gjitha kjo fal qasjes së drejtorit Pjetri, i cili përmes nismës “Ditët e Hapura” bashkë me administratën i pret personalisht qytetarët për t’i dëgjuar.
Ja ngase më krijohet mua bindja që z.Pjetri i duhet institucionit të ATP-së dhe po e sjell përmes këtij profili të paautorizuar;
Së pari; Valdrin Pjetrin e kam njohur në moshën 16-17 vjeçare si gjimnazist në shkollën e mesme “Sami Frasheri”.
Unë bëja praktikën si student i vitit të 4-të në lëndën Letërsi në shkollën “Sami Frashëri”, një prej shkollave më të mira në Tiranë. Konfirmoj që veçse një nxënës i shkëlqyer, ishte dhe mjaft i edukuar, me integritet dhe shumë sistematik në mesime. Valdrini gëzonte respektin e klasës dhe tij dhe mësuesit kishin shumë konsideratë.
Takimin pasardhes me Valdrinin, e pata pas disa kohësh, ndonëse kisha mbaruar praktikën tek Samiu, ku unë po ecja pranë parkut “Rinia”, anës Lanës dhe më thërret duke me ftuar për të pirë diçka në Bar Mynchen, lokalin ku ai punonte gjatë pushimeve të verës, në vitin e tretë të shkollës së mesme. Kishte nisur punë pasditeve, ndonëse e thënë shkoqur nuk ishte familje në nevojë dhe nuk i duhej ajo punë.
Duke qenë një djalë i zgjuar, energjik, një fëmijë që vinte nga një familje me emër të mirë dhe reputacion, e “ngacmoj” duke e pyetur përse kishte zgjedhur të punonte gjatë pushimeve të verës dhe përgjigjia e tij më beri shume përshtypje: Sepse dua të krijojë pavarësinë time ekonomike për dëshirat e mia.
Ndërkohë, shumë moshatarë të brezit të tij, pasi unë si mësues praktikant i tyre i njohja të gjithë, sidomos në atë shkollë, bënin pushime të gjata dhe as nuk e mendonin një punësim gjatë pushimeve të verës, ku do të përfitonin më shumë kulturë pune sesa të ardhura ekonomike.
Prej asaj kohe nuk më është dashur të kem kontakt me Valdrin Pjetrin, por konsiderata për të mbeti maksimale dhe tek unë la gjurmën e një djali, nxënësi që e ardhmja i premtonte shumë dhe suksesi i tij në karrierën e ardhshme, nuk ishte më një surprizë për mua. Valdrinin me pas e kam ndjekur nëpër media në detyrat e tij të larta shtetërore dhe me dukej sikur e takoja dhe i tregoja miqve të mi këto episodet e sipërcituara.
Kur institucioni merr fytyrën e drejtuesit
Së dyti; Valdri Pjetri, në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave vjen me një përvojë të konsoliduar në administratë, veçanërisht në sektorin e trajtimit të pronave dhe qasja e tij për shërbimin ndaj qytetarit është shumë pozitive.
Çështja e “pronës” është shumë delikate në Shqiperi dhe Valdrini është ndër ekspertët e fushes, duke qenë dhe drejtor i Hipotekës të Tiranës dhe më pas i Drejtor i Përgjithshëm derisa u shkri me Agjencinë e Kadastrës.
Këtë detyrë pararendëse, e ka kryer me devotshmëri dhe profesionalizëm dhe dëshirën për të t’iu gjendur atyre të cilët edhe sot flasin fjalët më të mira për shërbimin e marrë në atë periudhë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka një rol kyç në përfundimin e procesit të njohjes së pronësisë, kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe në ekzekutimin e vendimeve për kompensim, një nga proceset më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për mijëra qytetarë.
Drejtimi i këtij institucioni kërkon përvojë administrative, njohje të legjislacionit dhe aftësi menaxheriale, cilësi që Pjetri i ka dëshmuar në funksionet e mëparshme. Duke patur në fokus qytetarin dhe zgjidhjen e problemeve të tyre z.Pjetri do ta niste vrullshëm dhe me të njëjtin pasion si më parë detyrën me qëllim që të zgjidhte sa më shumë problematika të tyre.
Vetëm pas 27 ditësh në detyrën e re në faqen zyrtare në Facebook të ATP shkruhet: -“Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur dërgimin e njoftimeve për rreth 1.800 subjekte, dosjet e të cilëve kërkojnë plotësim dokumentacioni, në kuadër të vijimit të procesit të trajtimit për kompensim financiar. Nëse jeni një nga subjektet që ka marrë njoftim nga ATP, ju lutemi të paraqisni dokumentacionin e kërkuar brenda 60 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.
Plotësimi i dokumentacionit brenda afatit të përcaktuar është i domosdoshëm për vijimin e trajtimit të dosjes. ATP mbetet e angazhuar për përshpejtimin e procesit të shqyrtimit të dosjeve dhe ofrimin e një shërbimi transparent, efikas dhe në interes të qytetarëve”.
Ky është rasti që institucioni merr fytyrën e drejtuesit duke mos u mjaftuar vetëm me një njoftim, por drejtori Pjetri vetëm disa ditë më pas hap dyert e institucionit dhe bashkë me administratën takon dhe dëgjon qytetarët. “Ankesa nuk është fundi bisedës. Është fillimi i saj. Takimet direkte janë hapësira ku shqetësimet dëgjohen, trajtohen dhe ndiqen sipas ligjit. Ankesat nuk e dobësojnë një institucion. Heshtja, po” – shkruhet në faqen e e Ministrit të Drejtësise z. Toni Gogu.
Ky cilël takimesh i cili vijon dhe është nisma “DITËT E HAPURA”, iniciativë e vet drejtorit Valdrin Pjetri përmes së cilës vijon komunikimin/takimet e drejtpërdrejta me qytetarët, duke asistuar/ndihmuar qytetarët për plotësimin tekniko-ligjor të dosjeve të tyre.
Çdo të Mërkurë organizohen pritje/takim për çështjet e kompensimit financiar. Çdo të enjte organizohen pritje/takime për çështjet e kompensimit fizik.
Pas çdo takimi/asistence tekniko-ligjore në “Ditët e Hapura”, me qëllim plotësimin e dosjeve , aplikimi do të vijoj të kryhet on-line në portalin unik e-Albania.
“Një firmë. Një hap tjetër përpara. Puna vazhdon në një proces të rëndësishëm për mijëra familje. Në këtë etapë, ATP njofton dhe qytetari përgjigjet, që trajtimi i dosjes të vijojë. Me përgjegjësi. Dosje pas dosjeje” – shkruhet në faqen zyrtare të Agjencisë së Trajtimit të Pronave me drejtor Valdrin Pjetri.
Emërimi i Valdrin Pjetrit sigurisht që është konsideruar një zgjedhje që mbështetet te përvoja e tij institucionale dhe njohja e administratës publike dhe mund të thuhet me gojën plotë që ai i realizoi pritshmëritë që në hapat e parë të drejtimit me kontributin e tij në rritjen e efikasitetit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, duke përshpejtuar proceset dhe duke forcuar shërbimin ndaj qytetarëve.
Edukimi, familja dhe detyrat e mëparshme administrative dhe politike mbajtur me dinjitet
Së treti; Valdrin Pjetri sikurse e theksuam edhe më lart, vjen në krye të ATP-së pas një eksperience të gjatë në administratën publike, ku ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme drejtuese në administratë dhe politikë. Shkollën e mesme e ka kryer në shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, është diplomuar në Fakulteti Ekonomik të Universitetit të Tiranës dega Financë si dhe në Universitetin Europian të Tiranës (UET) ka kryer studimet: Master i Nivelit të Dytë në Lidership dhe Menaxhim Karriere (2009–2011). Zoti Pjetri ka qenë dhe Prefekt i qarkut Shkodër, si dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun.
Më herët në vitet 2010 deri 2014 ka mbajtur detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në kuadër të ligjit antimafia, duke u kualifikuar gjatë detyrës me certifikata vlerësimi. Më pas mori detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.
Zoti Pjetri ka mbajtur edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Demontimit të Municioneve po në këtë Ministri. Në 2015 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.
Nga 2012 deri në 2014 ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës. Pjetri gëzon një diplomë “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare” dhe certifikatën “Për Drejtim Strategjik” lëshuar nga Britania e Madhe. Ai është i certifikuar edhe si auditues i brendshëm dhe zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.
Përtej karrierës së tij në administratë dhe politikë, Valdrin Pjetri vjen edhe nga një familje me kontribut të spikatur në zhvillimin e vendit.
Ai është djali i inxhinierit të njohur Luigj Pjetri, një prej figurave më të respektuara të inxhinierisë shqiptare, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në projektimin dhe shfrytezimin e veprave të mëdha energjetike të Shqipërisë si Fierz, Koman dhe Vau Dejes, hidrocentralet më të rëndësishme të vendit, por ky kontribut ka vazhduar edhe gjatë viteve të demokracisë në funksionet drejtuese në KESH si një prej specialistëve dhe asteve të vyera.
Ky trashëgim profesional dhe publik përbën një vlerë të shtuar në profilin e Valdrin Pjetrit, ndërsa nis një tjetër kapitull në drejtimin e një institucioni me rëndësi të veçantë për shtetin dhe qytetarët.







