HomeKronikeEMRI/ Krim në një familje në Lushnje, djali me probleme të shëndetit...

EMRI/ Krim në një familje në Lushnje, djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën dhe plagos rëndë babanë!

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka goditur me sqepar prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen nënës dhe plagosur rëndë babanë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:20, Florjan Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se për motive ende të paqarta ka goditur me një send metalik prerës, sqepar, nënën e tij, shtetasen me iniciale F. D., 80 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën.

Gjatë të njëjtës ngjarje, 45-vjeçari dyshohet se ka plagosur rëndë edhe babanë e tij, 77 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se autori i dyshuar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular